Behet fjale per nje zonje te vjeter 70 vjecare.Ajo ka tre fëmijë të rritur, por të gjithë e kanë lënë shtepine,duke lene pas dore dhe nenen e tyre.Ajo ishte gjithmonë e vetme në shtëpinë e saj.
Ajo u takua me nje qen te verdhë në rrugë dhe vendosi ta merte atë disa vite më parë. Natën, qeni e ndihmon duke mbikëqyrë shtëpinë e saj kundër hajduteve dhe gjithashtu e shoqeron gruan plake.
Një ditë, zonja e vetmuar u shtrua në spital për shkak të sëmundjes dhe vizitori i saj i vetëm në spital ishte qeni i saj.
Stafi i spitalit e dinte gjendjen e saj dhe e lejonte qenin te vizitonte zonjën e vjetër. Fillimisht, prania e një qeni në spital tërhoqi vemendjen e shume njerezve atje,po ata e lejuan në mënyrë që zonja e vjetër të ndihej më mirë dhe të shërohej më shpejt.
Qeni ulet në krevatin e zonjës së vjetër si një fëmijë që e vëzhgon atë. Ajo i jep ushqim here pas here. Ndërsa ai ha, ajo e sheh me dashuri me sytë e saj të lodhur. Gradualisht, stafi në spital ka filluar të kuptojë ndjenjën e saj. Qeni e trajton zonjën e vjetër si te ishte nena e tij,dhe bën një punë të shkëlqyeshme në kujdesin ndaj saj.
Zonja e vjetër vuri re se qeni është dobesuar kohët e fundit, kështu që ajo vazhdon të ushqejë atë, duke shpresuar se do të fitojë përsëri pak peshë.
Gjatë natës, ashtu sic bente kur ishin në shtëpi më parë, ai e shikon zonjen në heshtje duke qendruar prane saj.
/©gatuajshendetshem.com
përktheu j.memeli/