Ish-Kryeministri është “ngacmuar” nga gazetarët në lidhje me gjendjen e tij fizike dhe për moshën duke e lidhur me rikthimin e tij në politikë.
Berisha ka treguar orën, duke thënë se ka një jetë shumë aktive dhje duke thënë se sot kishte bërë 8 mijë hapa.
“Rikthimi nuk është dëshirë, është më shumë. Tani unë mora 31%. Pa logo! Edhe mbështetja e LSI, por ishte shumë e kushtueshme.
Mosha në politikë? Sot jam drejt 78 vjetëve, nëse më pyet sesi ndjehem nga brenda, ju garantoj që sot ndjehem më mirë se kur jam larguar nga pushteti. Jam i apasionuar pas ecjes, bëj pa frikë 10 mijë hapa. Në 2013, kur bëja aq ecje duhet që të bëja streching 10 minuta për të qetësuar dhimbjen e muskujve. Sot nuk ekziston. Sa hapa kam tek kjo orë, kam 8 mijë hapa”tha ai.