Erdhi nga Amerika në Shqipëri për pushime, amerikani u kthye në fermer

144
0

Brandon erdhi  në Shqipëri për pushime para 6 muajsh por i tërhequr nga klima,natyra vendos të marrë me qira toka ku mund të mbjelle grurë misër dhe perime.

30 vjeçari nga Kalifornia me profesion është inxhinier IT dhe sipas tij kombinimi i punës teknologjike me bujqësinë është vërtet çlodhëse dhe pse jo fitimprurëse.

Brandon Rysomano: Punoj on line në kompjuter gjatë mbrëmjes dhe gjatë ditës punoj  këtu në toka. Klima juaj është e njëjtë me atë të San franciskos. Pra ajo çka bëj këtu është ajo çka dua por dhe nxjerr para.

Me pyetjen e tij të drejtpërdrejtë “keni tokë,keni tokë?” amerikani 30 vjeçar nga Kalifornia arrin të gjej toka në këtë zonë madje dhe të bashkëpunojë me një nga pronarët e tokave.

Në Shushicë të Vlorës, Brandon  po bashkëpunon me fermerë shqiptarë dhe një investitor gjerman për të ngritur dhe sera e synimi është që të bëhet eksportues.