E fundit: Nuk pranoi të mbante maskën në avion, Rama shoqërohet jashtë nga policia, ja cfare shkruan media gjermane

555
0

Gazeta gjermane “Der Spiegel” shkruan në një artikull të kësaj të premten se Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia gjermane pas një debati në avion për mbajtjen e maskës mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Ngjarja ka ndodhur dhjetorin e kaluar, sipas gazetës gjermane, kur Rama po udhëtonte nga Frankfurti për në Detroit të Shteteve të Bashkuara.

Sipas “Der Spiegel”, që citon udhëtarë të tjerë në avion, Rama refuzoi me forcë të mbante maskën e tipit FFP2. Pasi ekuipazhi nuk e bindi dot, u detyrua të thërriste kapitenin e avionit, por pasi edhe ai nuk pati sukses, Rama u shoqërua jashtë avionit nga policia federale.

“Der Spiegel” shkruan gjithashtu se vetëm pasi u bind të vendoste maskën sipas rregullores së koronavirusit, si të gjithë pasagjerët e tjerë, Rama u lejua të hipte në avion. Por kryeministri dhe delegacioni i tij me dhjetë vetë udhëtuan me një tjetër avion drejt Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nga gazeta gjermane, shefi i “Lufthansa”-s, Carsten Spohr, edhe pse nuk përmendi emrin e Ramës, tha se të gjithë duhet të zbatojnë rregullat, qofshin këto edhe krerë qeverish.