Dalin rezultatet e “Keshillimit Kombetar”, ja si u janë përgjigjur qytetarët 12 pyetjeve të Ramës

213
0

Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano bëri publike në një konferencë për shtyp për rezultatet e Këshillimit Kombëtar. Në pyetësor kanë marrë pjesë 563,195, dhe përgjigjet e tyre për 12 pyetjet vijojnë si më poshtë.

Pyetja 1: Ka njerëz që thonë se nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë sociale nga shteti. Të tjerë thonë se shteti nuk duhet të bëjë diferencime as në këtë rast. Si mendoni ju?

Janë përgjigjur pozitivisht 431.881

Pyetja 2: Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët qe kryejne dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Te tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit dhe dhunuesit ndaj familjes e fëmijeve. Cili është mendimi juaj?

Janë përgjigjur pozitivisht 431.881

Pyetja 3: Ka njerëz që thonë se të punësuarit qe denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Te tjerë thonë që masat në fuqi ndaj punëdhënsve që abuzojnë me pagat e punonjësve jane të mjaftueshme. Si mendoni ju?

Janë përgjigjur pozitivisht 353.243

Pyetja 4: Ka njerëz që thonë se ata që kanë fituar statusin e pensionistit, por që vazhdojnë ende të punojnë, nuk duhet të paguajnë kontributet shoqërore. Të tjerë mendojnë që nuk duhet bërë një diferencim i tillë. Si mendoni ju?

Janë përgjigjur pozitivisht 332.090

Pyetja 5: Ka njerëz që thonë se emigrantët shqiptarë që duan të depozitojnë në Shqipëri, kursimet e tyre duhet t’u jepet amnisti e plotë. Të tjerë thonë se depozitimet në vendin tonë të kursimeve të punës në emigracion nuk duhen inkurajuar përmes amnistisë. Si mendoni ju?

Janë përgjigjur pozitivisht 332.093

Pyetja 6: Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye të përdorimi vetjak.Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?

Janë përgjigjur pozitivisht 308.992

Pyetja 7: Ka njerëz që thonë se ashtu si vendet e tjera të europës, Shqipëria duhet të vendosë detyrimin që qytetarët të paraqesin certyifikatën e vaksinimit në të ggjitha hapësira publike të mbyllura dhe në tubimet e mëdha. Të tjerë thonë se kjo praktikë nuk duhet të jetë e detyrushme pasi kufizon liritë dhe të drejtat e njerit. Si mendoni ju?

Janë përgjigjur pozitivisht 210.235

Pyetja 8: Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohen si duhet. Si mendoni ju?

Janë përgjigjur pozitivisht 327.055

Pyetja 9: Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të tregohet më e ashpër jo vetëm me subjektet, po edhe me individët që ndotin hapësirën publike. Të tjerët thonë se rregullat aktuale janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

Janë përgjigjur pozitivisht 348.075

Pyetja 10: Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?

Janë përgjigjur pozitivisht 372.098

Pyetja 11: Anëtarësimi i Shqiperisë në Bashkimin Europian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju?

Janë përgjigjur pozitivisht 343.402

Pyetja 12: Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?

Janë përgjigjur pozitivisht 303.018

Procesi i Këshillimit Kombëtar, Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje Eridana Çano jep një paraqitje të përgjithshme të procesit: