“Rama jep menjëherë dorëheqjen, nëse ndodh kjo gjë”/ Ja çfarë ndryshon pas kesaj date…

315
0

Partia Socialiste pritet të mbajë mbledhjen e Kongresit më 9 prill, duke bërë dhe ndryshime në statut, si dhe do të riorganizohen nga baza në qendrën e partisë.

Siç thuhet në propozimin e socialistëve, mandati i kreut do ndërpritet në 3 raste: 1-Kur ai jep dorëheqjen vetë; 2-Në rast të një mocioni mosbesimi dhe 3-Në rast se humb zgjedhjet. 
Nëse PS nuk renditet e para në zgjedhje, kryetari është i detyruar të japë dorëheqjen. Në rast se kjo nuk ndodh, ndërprerja e mandatit ndodh automatikisht dhe Asambleja Kombëtare fillon procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë.