“E kam një super lajm”/ Kryeministri Rama zbulon marrëveshjen e madhe me Amerikën…

540
0

“Një lajm i mrekullueshëm për të cilin po punohet prej kohësh”. Kështu e ka komentuar kryeministri Edi Rama ngritjen shtabit të Komandës Speciale të SHBA-së në Shqipëri.

Rama tha se ky zhvillim është shprehje e një bashkëpunimi mes Amerikës dhe Shqipërisë. 
“Vendosja e një shtabi në Shqipëri do të sigurojë një ndërveorim më të madh me Ameriken. Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe vendosja e këtij shtabi është krejt te natyrshme. Kjo vendndodhje rrit fleksibilitetin, nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e qeverisë shqiptare. Yuri Kim duhet falenderuar për lehtësimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë këtij ndërveprimi”, tha Rama.