“Të nisë urgjent”/ Rama reagon ashper: Kjo që ka ndodhur është turp…

5892
0

Kryeministri Edi Rama kërkon rritjen e gjobave për qytetarët që ndotin mjedisin. Teksa poston në rrjetet sociale videon e një qytetari që ndot mjedisin, Rama shkruan se gjoba prej 1 milion lekë nuk është e mjaftueshme.

Duke e cilësuar të pacipë qytetarin, kreu i qeverisë thotë se inkurajon “Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor”.

 “1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm. Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor”,-shkruan Rama.