Nga e mërkura pritet…/ Moti i acartë ‘pushton’ vendin, meteorologët paralajmërojnë ndryshimin drastik të motit

43
0

Masa e fuqishme dimërorë që ka përfshirë Evropen me reshje bore dhe ngrica na na bënë të mendojmë se jemi në muajin Janar e jo në Prill.

Fatmirësisht kjo masë e fuqishme e ftohtë ajrore nuk do të përfshijë territoret tona me potencialin e saj sikur në Evropë, megjithatë nuk duhet nënvlerësuar dy ose tri netët e ardhshme ku mund të ketë ngrica edhe tek në sidomos nëse do të ketë kthjellim të plotë të motit gjatë orëve të hershme të mëngjesit. Evropa po përballet me ngrica të ashpra të cilat pritet të përfshijnë edhe Ballkanin veri-perëndimor.

Ngrica priten edhe në Mal të Zi, viset malore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ka gjasa që ngrica të dobëta të ketë edhe në disa ultësira të vendeve tona, me temperatura minimale nga 0 deri në -2 gradë Celsius, por të shpresojmë që vranësirat të mbesin gjatë tërë natës dhe mëngjesit dhe në këtë mënyrë të mos ketë dëme nga bryma eventuale e cilat do të mund të ishte më e theksuar nëse kthjellohet moti.

Pra, dy tri netët-mëngjeset e ardhshme ka potencial për ngrica të dobëta, më të theksuara në viset kodrinore-malore, megjithatë mund të jemi me fat ngase masa e fuqishme e ftohtë ajrore ishte shumë më e fortë në Evropë duke anashkaluar pak a shumë rajonin tonë, por prapëseprapë potencial për ngrica do të ketë sidomos në viset më të larta duke mos përjashtuar edhe disa vise pak më të ulëta.

Nga e mërkura rritje e temperaturave minimale dhe maksimale dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë më rrezik nga ngricat.