Skip to content

Vizat 10 vjecare amerikane, Rama habit: Erdhi fale punes tone..

    Kryeministri Edi Rama nuk lë rast pa marrë meritat, edhe kur ato burojnë nga institucione krejt të pandikueshme prej tij. Kështu ka ndodhur edhe sot, teksa kreu i ekzekutivit tonë i ka bërë jehonë dhënies së vizës së parë amerikane me vlefshmëri 10-vjeçare një qytetareje shqiptare.

    Në fakt, kjo arritje duket një pikë ujë në oqean, po të kemi parasysh se janë larguar nga Shquipëria thuajse gjysmë milioni qytetarë nën qeverisjen e tij. Rama e konsideron këtë lajm të bukur në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë, besim te kjo e fundit:

    LAJM I BUKUR në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

    Rritet me 10 vjet vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon.

    Aplikantja e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet”.