Shqiptarja e parë që merr vizen 10 vjeçare, Ambasadorja: Është 1 Prilli, por kjo s’është shaka!

224
0

Nga sot, të gjitha vizat turistike dhe të biznesit për në Shtetet e Bashkuara do të lëshohen me një afat 10-vjeçar.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është përshëndetur me një aplikante shqiptare, e cila është edhe vajza e parë që merr një vizë amerikane të vlefshme për 10 vjet.

Vlefshmëria e vizave amerikane turistike dhe të biznesit, të dhëna që nga dita e sotme do të zgjaten nga 3 në 10 vjet.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA:

Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara. Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet. Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë.

Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.