Itali/ Pandemia drejt zhdukjes, hiqet gjendja e emergjences, Green Pass drejt eliminimit

354
0

Pas dy vitesh krize pandemike, në Itali merr fund emergjenca shëndetësore e bashkë më të do të eleminohet gradualisht detyrimi i pasaportës shëndetësore, karantinimi e mbajtja e maskave shëndetësore.

Qeveria e Mario Draghit me një dekret ligj ka stabilizuar se 31 marsi 2022 është dita e fundit e emergjencës pandemike nisur më 9 mars 2020. 

Kanë qenë dy vite dramatike për popullsinë italiane e cila nga pandemia globale vuajti bilancin e  mbi 14 milionë e 500 mijë persona të infektuar, mbi 13 milionë të shëruar e mbi 159 mijë viktima.

E dy vite pas kësaj emergjence prej ditës së nesërme 1 prill 2022, në Itali hyjnë në zbatim masa më lehtësuese ndaj virusit Covid 19.

Super Green Passi nuk do të jetë më në fuqi për punonjësit mbi moshën 50 vjec, që mund të hyjnë në vendin e punës me një Green Pass bazik.

Green Pass-i bazik parashikon një test anti Covid me rezultat negativ, ose cerfitikata e vaksinimit, apo të shërimit nga koronavirusi gjatë gjashtë muajve të fundit. Për të punuar do të jetë e mjaftueshme mbajtja e maskës shëndetësore e thjeshtë e jo më FFP2 siç ishte në detyrim deri sot.

Super Green Pass-i do të vazhdoj të jetë në fuqi deri më 30 prill 2022 për ata persona që frekuentojnë ambiente të mbyllura si pishina, palestra, qëndra estetike, qëndra kulturore, konferenca, kongrese, salla lojërsah fati, diskoteka, lokale me muzikë live etj.

Deri më 30 prill  maskat FFP2 do të jenë të detyrueshme të mbahen në salla koncertesh, spektaklesh, teatër e kinema, në mjetet e transportit publik, e lokale me muzikë live apo gara sportive.

Për sistemin shkollor të nivelit të parë, të dytë e formimin profesional, mësimi do të zhvillohet normalisht në prezencë edhe nëse verifikohen të paktën katër raste nxënësish të infektuar me detyrimin e mbajtjes së maskës FFP2 për nxënësit mbi 6 vjecë bashkë me mësuesit.

Prej 1 prillit 2022 do të eleminohet sistemi i klasifikimit të territorit në bazë të ngjyrave që përkojnë me riskun pandemik e nuk do të jetë më në fuqi funksionet e Komisarit të Jashtëzakonshëm për pandeminë, Komitetit tekniko shkencor e Kreut të Mbrojtjes Civile për emergjencën shëndetësore.

Prej 1 prillit 2022, pranë Institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes do të ngrihet një strukturë e posaçme për të përmbushur fushatën vaksinore anti-Covid apo masa të tjera për të luftuar pandeminë.

Po prej datës 1 prill në Itali, eleminohet detyrimi i karantinimit për persona që kanë rënë në kontakt me një pacient pozitiv Covid, e duhet të mbaj për 10 ditë pas kontaktit maskën FFP2. 

Ndërsa duke nisur nga data 1 maj 2022 do të eleminohet detyrimi i prezantimit të Green Pass-it bazik e Super Green Pass-it në cdo ambient.

Deri më 31 dhjetor 2022 mbetet i detyrueshëm urdhëri i vaksinimit për operatorët e sistemit shëndetësor e personelin e sistemit arsimor e universitar.

Ndërsa deri më 15 qershor do të jetë në fuqi vaksinimi i detyrueshëm për grupmoshat mbi 50 vjecë me gjobëvënien 100 euro për ata që nuk e kanë kryer ciklin e imunitetit nga vaksina.

Deri më sot në Itali janë kryer mbi 159 mijë doza vaksinë, e mbi 89% e popullsisë mbi 12 vjecë ka kryer ciklin e plotë të tre dozave vaksinë anti-Covid./oranews/