Kryeministri Edu Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e SHBA-së dhe mike e madhe e shqiptarëve.
Rama shpreh trishtimin për ndarjen nga jeta të Madeleine Albright, e cila ka dhënë kontributin e saj në rrugën e lirisë së Kosovës. Vdekja e saj u konfirmua nga familja e saj, e cila tha në një njoftim se Madeleine Albright, vdiq nga pasojat e kancerit.
“Lajm i trishtueshëm ndarja nga jeta e Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gruaja që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës RESPEKT”, shkruan Rama.