Shqiperia dhe Arabia Saudite firmosin mareveshjet e rendesishme

81
0

Shqipëria dhe Arabia Saudite kanë ngritur një Komision të Përbashkët Ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomik. Marrëveshja është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj gjatë një vizitë dyditore në Riad.

“Nënshkruam Protokollin e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik mes Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Shqipërisë.

Një finalizim i vizitës dy ditore, gjatë së cilës zhvillova një sërë takimesh të nivelit të lartë, si me Ministrin e Investimeve Khalid Al Falih, Drejtorin Ekzekutiv të Fondit të Investimeve Sultan Al-Marshad dhe Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Ajlan bin Abdul Aziz Al Ajlan.

Me autoritetet saudite konfirmuam vullnetin dhe interesin e fortë për të çuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Ftuam investitorët sauditë të investojnë në sektorë strategjikë, si energjia, hidrokarburet, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia, ku Shqipëria ka potencial të lartë.

Dakordësuam nisjen e procedurave për hartimin e një Traktati dypalësh për mbrojtjen dhe inkurajimin e investimeve ndërmjet vendeve tona, si hapi i parë drejt krijimit të një këshilli të përbashkët në dobi të biznesit”, shkruan ministrja Ibrahimi në një postim në rrjetet sociale.