PD ende pa kandidatë zyrtare, Basha bën lëvizjen e papritur

161
0

Partia Demokratike nuk ka zyrtarizuar ende kandidatët për zgjedhjet e 6 Marsit në 6 bashki të vendit. Kreu i PD Lulzim Basha ka takuar këtë të mërkurë drejtuesit politikë në Shkodër dhe Dibër, për të folur në lidhje me emrat e mundshëm të kandidatëve. Deri më tani dy bashki kanë propozuar emrat për zgjedhjet vendore: Luan Hoti për bashkinë e Durrësit dhe Ferdinand Saraçi për Bashkinë e Rrogozhinës.  

Ndërkohë pas konsultimit dhe marrjes së vendimit me strukturat e degëve ku do të zhvillohen zgjedhjet, kryedemokrati Basha, do të mbledhë Kryesinë e partisë për miratimin e emrave që do të futen në garë për kryetar bashkie.

Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme do të mbahen më 6 Mars, në 6 bashki të vendit, ku qytetarët do të votojnë për kryetarin e Bashkisë së tyre:

-Bashkia e Durrësit

-Bashkia e Shkodrës

-Bashkia e Dibrës

-Bashkia e Vorës

-Bashkia e Lushnjës

-Bashkia e Rrogozhinës