Vende te reja pune ne Administrate, kerkohen 850 punonjës, ja pozicionet dhe kushtet

371
0

Është miratuar sot me vendim të Këshillit të Ministrave, plani vjetor për pranimin në administratë, ku është parashikuar edhe rekrutimi i 580 punonjësve të rinj.

Rekrutimet do të bëhen për pozicione të ndryshme, nga drejtues deri te specialist i thjeshtë, ku ndër të cilët, 230 punonjës do të pranohen vetëm në Kadastër si operatorë skanimi dhe dixhitalizimi të kartelave.

VENDIMI I PLOTË:

PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2022, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2022 është gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 3;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 53;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 190;

ç) Për kategorinë ekzekutive 604.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;