Italia heq detyrimin e prezantimit në kufijtë kombëtarë të një testi anti Covid për personat që udhëtojnë nga vendet anëtare të BE.
Prej datës 1 shkurt do të mjaftoj pasaporta e gjelbër europiane për të hyrë në Itali. Për vendet ekstra komunitare deri me 15 mars 2022 do vazhdojnë të jenë në fuqi rregullat e mëparshme.
Pra udhëtimi nga Shqipëria duhet arsyetuar për motive pune, shëndeti, shkollimi, jetike e rezidence, shoqëruar me testin negativ anti Covid e certifikatën shëndetësore.
Ndërkohë Italia ka hapur korridore turistike me gjashtë vende të reja ekstra komunitare, Kuba, Singapore, Turqi, Thailandia (limitur vetëm për ishullin Phuket), Oman e Polinezia franceze.
Këto vende i shtohen korridoreve turistike të mëparshme me vendet Aruba, Maldive, Mauritius, Seychelles, Republika Dominikane e Egjipt (limituar vetëm në Sharm El Sheikh e Marsa Alam).
Kjo urdhëresë masash të reja hyn në fuqi më 1 shkurt e me afat deri ne 15 mars 2022./Alba Kepi/ora/