Këngëtarit Alban Ramosaj, i ka ndodhur diçka interesante por dhe e papritur në Stamboll.
Teksa po ecte rrugëve të qytetit, ai në një moment është ndaluar nga Ozlem Ozdemir, një blogere e njohur turke.
Ozlem ishte duke zhvilluar intervista të ndryshme në qytet, teksa Albani ishte pushuesi i radhës që ndaloi.
“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo, teksa Albani i përgjigjet duke i thënë: “Po, paksa”.
Më pas ai thotë se mund të këndojë për të dhe nisë të interpretojë këngën e famshme të Ëhitney Houston, “I Will Always Love You”.
Blogerja turke e komplimenton artistin shqiptar, pasi kjo këngë është vërtet e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor.
Ndër të tjera në profilin e saj, blogerja ka qindra intervista me pushues të huaj nga e gjithë bota teksa i pyet ata për Stambollin dhe si ndihen aty.