Shkollat 3 ditë pushim/ E FUNDIT: Rama merr Vendimin e Ri: Nuk do të…

1126
0

Njëri nga prindërit i punësuar në administratën publike, mund të qëndrojë dhe të kujdeset për vogëlushët e tij këto 3 ditë që shkollat do të jenë të mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta. 

Ky është vendimi më i fundit i Qeverisë Rama, e cila thekson se prindi nuk do të ketë pasoja administrative.
“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar, me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare”, thuhet në vendim.