Filmohen 20 burra duke shtyrë aeroplanin 35 tonësh

589
0

Stafi teknik dhe punonjësit e aeroportit, janë fotografuar e filmuar duke shtyrë aeroplanin 35 tonësh në pistën e një aeroporti në Indonezi.

Ngjarja bizare ka ndodhur në aeroportin Tambolaka në provincën lindore Nusa Tenggara.

Rreth 20 burra janë parë duke e shtyrë mbrapa aeroplanin, pasi ishte futur në pistën e gabuar dhe për të mos humbur më shumë kohë ata vendosën ta kthejnë në hapësirën e duhur.

Fillimisht dëshmitarët okularë besonin se ishte prishur aeroplani, por aviokompania i ka dhënë fund spekulimeve duke thënë se aeroplani ishte futur në pistën e gabuar.

Ikhsan Rosan, zëdhënëse e aviokompanisë, ka deklaruar se piloti kishte marrë kthesën e gabuar dhe kishte ngecur midis pistës.

“Pasi aterroi, ai është dashur të kthehet në të majtë ku edhe është hapësira e dedikuar për parkimin e aeroplanëve. Dhe pasi që duhesh disa minuta që veturat speciale për tërheqjen e aeroplanëve të shfaqen, punëtorët e panë të arsyeshme që ta bëjnë këtë”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/