6 ndryshime që i ndodhin trupit tuaj gjatë dushit, kur qëndroni më tepër seç duhet

988
0

Për arsye të ndryshme, ndonjëherë rrimë në dush më shumë sesa duhet. Pra qendrojmë përafërisht më shumë se 40 minuta. Studimet tregojnë se kjo është diçka e dëmshme. Uji i tepërt mund të dëmtojë lëkurën tuaj, flokët por edhe pjesët e  brendshme të organizmit.

Nëse shpenzoni 20 minuta në ditë në dush kjo barazohet me rreth dy vite të jetës suaj. Imagjinoni më shumë…

Edhe specialistët e ndryshëm kanë dalë në përfundimin se më pak sapun, shampoo, deodorant ju siguronë një lëkurë më elastike dhe me shkëlqim.

Sigurisht dushi është një pjesë e rëndësishme e higjienës sonë personale dhe kurrsesi nuk duhet ta anashkaloni. Në fillim, ju mund të keni flokë dhe lëkurë të yndyrshme. Megjithatë, kjo mund të jetë rezultat i drejtpërdrejtë i rutinë tuaj të mëparshëme, agresive të dushit. Era e trupit është rezultat i baktereve që ushqejnë sekrecionet nga djersa dhe gjëndrat dhjamore.

Në mënyrë të përmbledhur, ja cilat janë rrjedhojat e një dushi të zgjatur në kohë:

  • Than flokët
  • I heq shkëlqimin
  • Pengon rritjen e shpejtë të flokëve
  • Heq yndyrën natyrale të flokëve
  • Dehidraton lëkurën
  • Heq mikrobet e domosdoshme për lëkurën tuaj