Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga data 31 dhjetor shumë veprime të administratës publike do të jenë online. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se epoka e ryshfetit do të marrë fund me përfundimin e këtij mandati të tretë. Mbyllja e të gjithë sportelev, sipas kryeministrit Rama është ambicja e këtij mandati.
Deklarata e Ramës:
“Jo vetëm që certifikatat janë online para disa vitesh por më 31 dhjetor të këtij viti mbyllen online të gjitha shërbimet publike. Nuk kanë nevojë për prezencën e qytetarit, vetëm për ndonjë proces specifik siç është marrja e shenjave të gishtërinjve për aplikimin për pasaportë. Kështu mbyllim etapën e kontaktit me punonjësit e shtetit. Tashmë dhe platforma për bashkëqeverisjes është ligj dhe ka kaluar.
Ka shumë teori por shumë shtete kanë tradicialisht zyrat e marrëdhënieve me publikun që janë zyra që në pjesën më të madhe, siç kanë funksionuar këtu deri para disa kohësh, tani funksionon më lehtë. Kjo gjë siguron një ndërveprim, kontroll mbi ligjshmërinë e administratës. Ambicia e këtij mandati është mbyllja e sporteleve që ofrojnë shërbime me radhë e kontakte që shumë herë rezultojnë në marrëdhënie ku futet ryshfeti e karakteristika kryesore është vonesa,”- tha Rama ndër të tjera.