Komisioneri europian Oliver Varhelyi ka dhënë sot një lajm shumë të mirë për vendin tonë.
Bashkimi Europian disbursoi 90 milionë euro ndihmë makro-financiare për Shqipërinë. Ky është një lajm shumë I rëndësisëhm për Shqipërinë, pasi është kësti i dytë i shumës 180 milion euroshe nga programi mbështetës.
Eurokomisioneri tha se kjo ishte një tjetër provë e angazhimit të Bashkimit Europian në ndihmën ekonomike ndaj Shqipoërisë dhe vendeve të Ballkanit.
Kjo mbështetje financiare vjen në momentin kur euroskepticizmi në Ballkan po vjen gjithmonë e në rritje.