Kërcitja e gishtave për pak sa nuk i kushtoi me jetë (Foto)

798
0

Një burrë pothuajse vdiq pas kërcitjes së gishtave, gjë e cila siç thuhet më tej, çoi tek ai duke u infektuar me bakteret që hanë mish.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Antoine Boylston, 31 vjeç, një teknik shërbimi, me mungesë informatave për rrezikshmërinë e mundshme kishte kërcitur duart gishtat e tij në prill të vitit 2016, gjë që rezultoi me amputim të gishtit të tij të vogël.

Si pasojë, infeksioni i kishte “ngrënë” dorën dhe bërrylin, duke bërë që tia këputnin gishtin e vogël dhe duke i marrë lëkurë nga kofshët e tij për ti vendosur në pjesën e prapme të dorës.

Pas intervenimeve kirurgjike për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit, Boylston, tanimë ka vetëm dy gishta funksionalë në dorën e djathtë të tij.

“Mjekët paralajmëruan se mund ta humbas dorën time, por nëse do të kisha pritur shumë më shumë unë mund të kisha humbur të gjithë krahun ose të vdisja”.

“Unë kisha dëgjuar vetëm për viruset që hanë mish vetëm nga filma. Unë nuk mendoja se ishte një gjë që njerëzit mund të fitonin”.

Boylston, nga Lexington, Kentucky, ka publikuar imazhe të dorës së tij të infektuar gjatë shërimit të tij. /Telegrafi/