“Dita pa makina”/Pritet trafik i rënduar, bashkia e Tiranës ben njoftimin e rëndësishëm: Ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

299
0

Bashkia e Tiranës rikthen më 22 shtator nismën “Dita pa Makina” ku shumë rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara ndërsa lëvizja mund të bëhet nëpërmjet biçikletave.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të kryeqytetit.

Pas vendimit për të bllokuar disa nga rrugët kryesore, pritet që ditën e merkure të jetë trafiku i rënduar.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

•Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

•Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

•Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

•Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.