Itali/ Nga 15 tetori “Green pass” me detyrim ne punë, rregullat dhe gjoba deri në 1 mijë euro

180
0

Nga 15 tetori, Italia do të jetë vendi i parë evropian në të cilin nuk do mund të shkosh në punë pa një “Green pass” në duar. Ajo do të jetë e detyrueshme si për punonjësit e sektorit privat ashtu edhe për ata të sektorit publik.

Për ata që shkelin rregullat e vendosura ndëshkimi shkon deri në 1,000 euro.

Kjo lloj strategjie do të ndiqet nga qeveria e vendit për të shtuar sa më shumë numrin e të vaksinuarve përpara se të vijë i ftohte dhe shifrat të përkeqësohen. Synimi i kryeministrit Mario Draghi është që në tre apo katër javët e ardhshme të arrihet një numër aq i lartë i njerëzve të imunizsuar sa vendi të mund të futet në atë që quhet “zonë e sigurt”.

Për të arritur një konsensus për bërjen të detyrueshme të Green pass për punonjësit, siç raportojnë media në vend, u deshën disa javë negociatash me Forcat Sociale, bizneset dhe partitë.

Aj që kanë kërkuar sindikatat është që Green pass të mos kthehet në një mjet për të shkarkuar njerëz. Matteo Salvini kundërshtoi deri sa mundi, por në fund e gjeti vetën të izoluar dhe iu desh të shkonte në Ministrinë e Shëndetësisë.