Merret VENDIMI/ Kryeministri Rama sapo e NJOFTOI: Nga 1 Qershori nuk do ketë më…

227
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar spt në Kuvend se nga 1 qershori i vitit të ardhshëm, do të hiqen nga qarkullimi qeset plastike.

“Fëmijëve do iu përkushtohemi me një ofertë të re, ndërsektoriale, një pjesë e vogël të së cilës është nisja e anglishtes që nga klasa e parë. Programet për artet dhe sportin do të hyjnë në programin e shkollave, me libra cilëson të shtëpive prestigjioze dhe falas. Do t’i mbështesim kujdestarët publikë të fëmijëve tanë, qoftë në aspektin profesional dhe financiar.

Do të investohemi fuqimisht. Në fillim pastërtia, pastaj gjitha të tjerat. Rritja e konsumit, e veprimtarisë ndërtimore, s’mund të rritet me nivelin e papastërtisë. Bashkisë që nuk pastrojnë dhe nuk menaxhojnë plehrat, s’do të përfitojnë asnjë grant nga buxheti i shtetit. Pastërtia duhet të kthehet në kryefjalën e çdo qeverie vendore dhe çdo kryebashkiaku. S’do të tolerojmë më mbylljen e syve nga pushteti vendor, të ndërtimeve pa leje. Që do të jetë një nga shënjestrat tona. Ligjin e kemi riparë dhe riforcuar në këtë funksion. Duam që ta bëjmë Shqipërinë e 2030-ës kampion të turizmit.


Duhet të shmangim papërgjshmërinë e zaptimit të territorit. Sektori i turizmit ishte i mirë por dhe aq kambanë alarmi për mbetjet. Një plan i ri agresiv i ndërhyrjes së qeverisë ndaj këtyre armiqve të shpërfilljes së këtij vendi do të vihet në veprim që nga janari i vitit ë ardhshëm. Vija e bregdetit të Shqipërisë, mund të përfitojë çdo vit e më tepër.

Patriotizmi nuk është të urresh një komb tjetër por të duash vendin tënd. Është të sillesh me të si me shtëpinë tënde. Të paguash detyrimet që të takojnë dhe të ruash mjedisin që nuk të takon ty, për gjeneratës tjetër. Në qershor të viti tjetër do të ndalet konsumi i qeseve plastike. Ato janë vrasëse të mjedisit. Prodhimi, shitja, dot ë sanksionohen me zëri tolerancë. Nuk jemi të parët që e bëjmë, por jemi të parët që duhet ta kishim bërë.

Do të anulohen lejet dhe licencat absurde për të ricikluar mbetje me demek të riciklueshme kazan në kazan, duke ndotur mjedisin. Mos kërkoni lëshime nga qeveria. Dita e fëmijëve, 1 qershori, do të jetë dita e çlirimit nga qeset plastike.”, tha Rama.