Pfizer, AstraZeneca, ajo kineze apo ruse? Del studimi i fundit, ja kush është vaksina më e mirë dhe më e sigurt në botë

776
0

Sipas nje raporti, Vaksina e AstraZeneca për Kovidin është më e mira në mbajtjen e njerëzve jashtë spitalit dhe parandalimin e vdekjeve nga virusi, ka gjetur një studim, i  pari që bëhet publik dhe që përfshin britaniken AstraZeneca, amerikano-gjermanen Pfizer-BioNTech, rusen Sputnik V dhe kineze Sinopharm.

Hulumtuesit në Bahrein dhe në Universitetin Columbia me qendër në Nju Jork e kryen studimin midis dhjetorit dhe korrikut.

Ata monitoruan shtrimet në spitale dhe vdekjet midis njerëzve që kapën virusin në Bahrein, një komb ishull në Lindjen e Mesme, dhe i ndanë ato sipas llojit të vaksinës dhe atyre që nuk ishin vaksinuar kur u infektuan.

Vetëm 1.52 përqind e njerëzve që morën dy doza të vaksinës së bërë nga Oksfordi u shtruan në repartet kovid pasi kapën virusin, thanë studiuesit, citon noa.al britaniken Daily Mail.

Dhe vetëm 0.03 për qind, ose një në 3,000, vdiq nga sëmundja. Por në mesin e atyre që morën vaksinën Pfizer 1.99 përqind u shtruan në spital dhe 0.15 përqind vdiqën pasi u infektuan me virusin.

Vaksina AstraZeneca është bërë nga 25 milionë njerëz në Britaninë e Madhe. Por është rekomanduar që nën 40-vjeçarët duhet të marrin një vaksinë alternative, pas shqetësimit për mpiksjet e gjakut që shkaktonte te disa njerëz.

Në studim u përfshinë 3 mijë të vaksinuar me AstraZeneca, që të gjithë të infektuar pas vaksinimit. 45 prej tyre u shtruan në spital (1.52 përqind) dhe njëri vdiq nga virusi (0.03 përqind).

Në studim u vëzhguan edhe 2 mijë persona që kishin marrë Pfizer-BioNTech dhe ishin infektuar. Prej tyre, 40 u shtruan në spital (1.99 përqind) dhe tre vdiqën nga virusi (0.15 përqind).

Nga 3,000 persona të infektuar pasi ishin vaksinuar me Sputnik V 77 u shtruan në spital (2.24 përqind) dhe tre vdiqën (0.09 përqind).

Për vaksinën Sinopharm kishte 24,000 raste të infektuarish pas vaksinimit, nga të cilët 1,683 u shtruan në spital (6.94 përqind) dhe 112 vdiqën (0.46 përqind).

Në studimin që përfundoi më 31 korrik 2021 dhe që u publikua sot para versionit zyrtar të printuar, u përfshinë dhe 65 mijë njerëz të pavaksinuar. Prej tyre, 9 mijë vetë u shtruan në spitale (13.22 përqind) dhe 857 vdiqën (1.32 përqind).

Frikë nga Delta

Një studim i veçantë nga Shëndeti Publik në Angli dhe Universiteti i Kembrixhit ka evidentuar sot se njerëzit e infektuar me variantin Indian ‘Delta’ kanë dy herë më shumë gjasa të shtrohen në spital sesa ata që kapin variantin britanik ‘Alpha’.