“Harruam shqiptarët?” Sfilitja me orë të tëra në portin e Vlorës

195
0

Këto nuk janë pamje të afganëve që po largohen nga vendi i tyre.

Por janë shqiptaret qe po lene Shqipërinë pas pushimeve te verës dhe emigrant që po kërkojnë të kthehen në shtetin ku jetojnë e punojnë.

Me orë të tëra janë detyruar të qëndrojnë në këto kushte në portin e Vlorës në pritje të tragetit të radhës dhe me shpresën se do të nisen drejt Brindisit.

Të moshuar e fëmijë kanë qëndruar pa asnjë mbështetje deri në orën 4 të mëngjesit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se prej datës 15 linjat punojnë me kapacitet të plotë, por sërish fluksi është i papërballueshëm, edhe pse ka shtim të linjave.

Të lodhur e të stresuar, jashtë kamerave dhe në të ftohtë shprehen se po ndihen sikur te jenë ata afganë në vendin e tyre.