Virusi po ‘tërbohet’, Kryeministri Rama flet për masat e reja që priten

648
0

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë me detaje për pandeminë në vendin tonë duke paralajmëruar se do të ketë ende kohë të vështira përderisa virusi po ‘tërbohet’ dhe tmerri i befasisë është nga pas.

Duke folur për kufizimet që janë bërë si çelës drite fik e ndez në shumë vende të botës, Rama tha në një intervistë për Huffington Post Italia, se COVID-19 duhet luftuar pa u kthyer sërish tek masat e egra kufizuese. Gjithsesi ai nuk përjashtoi kufizime të reja në muajt në vazhdim.

Ndërsa lidhur me vaksinat, ai tha se bërja e tyre të detyrueshme nuk do të jetë vetëm për studentët dhe pedagogët, por do të duhet të shtrihet dhe në sektorë të tjerë.

Rama tha se nuk është i sigurt nëse shkollat dhe universitetet do të hapen në vjeshtë, por tha se shpreson që kjo të ndodhë.

Pyetje: Shqipëria po përballen me një valë të re të Covid, si po e menaxhoni situatën?

Rama: Më duket se jemi të pajisur më mirë veçanërisht nga pikëpamja psikologjike. Duhet të vazhdojmë me durim të luftojmë për të shpëtuar jetë dhe për të mbajtur virusin nën kontroll. Po vazhdojmë të monitorojmë situatën përmes Komitetit të Ekspertëve të Shëndetit Publik dhe përpiqemi të jemi pragmatikë, duke marrë vendime bazuar në përvojën e grumbulluar dhe të dhënat shkencore në dispozicion.

Pyetje: Në Itali po zhvillohet një debat i madh për rihapjen e shkollave, në Shqipëri do të keni mundësi të dërgoni nxënës në klasë, pavarësisht pandemisë?

Rama: Unë shpresoj që po, por ne duhet të shtrëngojmë shumë më tepër vaksinimin për të gjithë ata që duan të vazhdojnë vitin akademik në klasa dhe auditorë.

Pyetje: Si po vazhdon vaksinimi në Shqipëri? A është e lehtë të vaksinohen shqiptarët?

Rama: Ka edhe në Shqipëri nga ata që besojnë në komplotin e forcave okulte për të kontrolluar trurin tonë përmes vaksinave ose në teori të ndryshme komplotesh qesharake kundër të tjerëve. Por ne jemi shumë aktivë me fushatën që fton të gjithë qytetarët të vaksinohen, duke u përpjekur të shpjegojmë pse është e rëndësishme si për veten e tyre ashtu edhe për të tjerët dhe mjaft të kënaqur me atë se si ka shkuar deri më tani, me një shumicë të mirë të të rriturve të vaksinuar.