65€ nata dhoma ne plazh por shikoni cfare zhuli qe eshte dhoma. Habiten pushuesit

295
0

Vështirësia më e madhe kur nis pushimet verore, është gjetja e një hoteli të mirë, me çmime jo shumë të shtrenjta dhe me kushte të mira. Kjo është ajo që shqetësohen më së shumti shqiptarët, kur planifikojnë disa ditë pushime.

Mirëpo, duket se jo të gjithë bëjnë zgjedhjen e duhur pasi ndodh që ajo që shohin kur rezervojnë nuk ngjason aspak me atë që gjejnë në realitet.

Kështu ka ndodhur së fundmi me një qytetare e cila “me mik” kishte gjetur një dhomë në “Scala Bungalows” në Llaman.

Qytetarja ka treguar se në “Booking” reklamohej një dhomë mjaft e bukur, me të gjitha kushtet e nevojshme dhe një pamje shumë të veçantë. Ajo ka treguar se një natë në dhomë shkonte 65 euro. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni kushtet skandaloze që dhoma ofron të cilat nuk ngjasojnë aspak me atë që reklamohet dhe se çmimi nuk e justifikon aspak shërbimin e ofruar.

Vlen të thuhet se kjo nuk është hera e parë që qytetarët që zgjedhin të pushojnë në vendin tonë mbeten të zhgënjyer nga ajo që gjejnë, pasi reklama nuk ngjason aspak me atë që është në të vërtetë.