‘I bëj të gjitha, si pastrues dhe shofer’! Lorik Cana kërkon punë. Kush ia bëri ‘gropën’?

1343
0

Një lajm i beftë vjen nga legjenda e kombëtares Lorik Cana.

Partnerja e Lorik-ut, Monica, ka ndarë në Instagram një video, në të cilën futbollisti shfaqet duke fshirë shtëpinë me një fshesë me korrent.

E ndërkohë që Loriku duket shumë i kujdesshëm dhe i përqendruar, bashkëshortja e tij italiane bën shaka duke shkruar në video :“Kërkoj punë, i bëj të gjitha, si pastrues dhe shofer”.

I ftuar në emisioni “Jashtë Loje” Cana ka rrëfyer momentin e veçantë se si e njohur bashkëshorten.

“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhë në Shqipëri dhe mbasi jam kthyer jemi takuar dhe tash jemi bashkë që 10 vjet më parë.