Gjykatësi italian vjen per pushime ne Shqiperi, i vjedhin çantën me dokumenta dhe paratë qe do shpenzonte, gazetari shqiptar ben kerkesen urgjente

1111
0

Një gjykatës italian është grabitur ditën e sotme në afërsi të Golemit, nga persona ende të paidentifikuar teksa ishte duke rregulluar gomën e makinës së tij.

Lajmin e bën me dije gazetari i kronikës në Vlorë, Enrik Mehmeti, të cilin vetë gjykatësi e ka njoftuar për t’i komunikuar ngjarjen.

Ai ka treguar se i kanë vjedhur çantën e cila mbante brenda dokumente të rëndësishme dhe para që kishte vendosur të shpenzonte gjatë qendrimit në Shqipëri, pasi kishte ardhur për të pushuar.

Gazetari Mehmeti thotë se gjykatësi kishte blerë një shtëpi në Vlorë, ndërsa i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të vënë në pranga hajdutët.