Bien “gurë” nga qielli, stuhia e breshërit godet qytetin verior (Video)

1161
0

Qyteti i Kukësit është përfshirë nga stuhitë me erëra të forta dhe rrebeshe shiu e breshëri pasditen e së shtunës.

Reshjet kanë zgjatur në disa zona, ndërsa në zona të caktuara kanë qenë të shkurtra, por të vrullshme.

Pamjet që vijnë nga qyteti verior tregojnë kokrrat gjigante të breshërit që përlasen mbi çatitë e banesave dhe llamarinat e automjeteve me furi.

Ka disa raportime se në zonat rurale, reshjet e breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.