Braktisi shkollën dhe bëri 5 punë, 20-vjeçarja blen shtëpinë 120 mijë euro

641
0

Një vajzë e re arriti të blinte shtëpinë e saj të parë pa ndihmë në moshën 20 vjeçare dhe duke lënë shkollën në moshën 17 vjeçare.

Jennie Crockar filloi kursimin e parave nga mosha 16 vjeçare, duke bërë pesë punë me kohë të pjesshme, përcjell albeu.com

Në moshën 17 vjeçare Jennie vendosi të braktiste shkollën për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë shitëse – dhe shpejt kurseu deri në 500 euro në muaj nga profesioni i saj.

Dhe menjëherë pas ditëlindjes së saj të 20-të, vajza e re krenare mori çelësat për apartamentit të saj 120.000 euro me dy dhoma gjumi në Yate pranë Bristol, përcjell albeu.com

Jennie, tashmë shitëse e avancuar e apartamentëve tha: “Blerja e shtëpisë sime ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua. Sipas mendimit tim, kur jeton me qera, po paguan hipotekën e dikujt tjetër. Në moshën 20 vjeç, unë jam në pozitë fatlume që nuk kam borxhe dhe unë jam bërë pronare e shtëpisë në një moshë shumë të re”.

Jennie shtoi se pavarësia financiare ishte e lidhur me të që në një moshë të re.

“Duke u rritur, prindërit e mi nuk kanë pasur shumë para rezervë, por gjithnjë më kanë thënë se nëse do të kisha punën time unë mund të bleja gjithçka që më pëlqente”, tha ajo.

Ajo ka punuar si pastruese, kamariere, menaxhere e kafenesë, asistente e palestrës.