Pakti me Greqinë/ Kotzias tregon prapaskenat: Ja çfarë ka pranuar Rama

576
0

Mediat greke zbardhin detaje te reja nga bisedimet mes ministrit tone te jashtem, Ditmir Bushati dhe homologut grek, Kotzias, ne takimet e fundit, ne Krete dhe para pak kohesh ne Korçe.

Kreu i diplomacise greke, Kotzias ka treguar detaje gjate nje interviste dhene ne ERT, duke pranuar se pjese e rendesishme e takimit ka qene per ujerat territoriale, ne vijim te debatit per kufirin detar mes dy vendeve tona.

“Në këtë kuadër Shqipëria pranoi zgjerim të hapesires ujore greke me 12 milje detare”- ka thene Kotzias, cituar nga media greke. Maksimumi i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.

Kotzias shpreson per nje pakt mes dy vendeve deri per Pashke, kohe ne te cilen mendohet se kryeministri grek, Cipras do te beje edhe nje vizite ne vendin tone.

Kotzias vuri në dukje se ndër të tjera, Shqipëria do të kërkojë korrigjim te teksteve qe permbajne manifstime irredentiste, proces qe pritet te behet ne fillimin e vitit te ardhshem shkollor.

Nderkohe ai ka shtuar se ka nje propozim nga vete Rama per tekstet me te cilat do mesojne femijet e minoritetit grek. Ministri i Jashtem nuk ka bere ndonje percaktim per gjuhen ne te te cilen do te shkruhen tekstet, shqip, apo greqisht.

Kotzias përshëndeti Shqiperise per dhenien e nenshtetesise se kryepeshkopit Janullatos dhe zbatimin e marreveshjet per varrezat greke.

Sa per ceshtjen came, ai ka deklarur se nuk e pranojne, “nuk ka ceshtje came, pavaresisht faktit se Tirana dëshiron ta vërë atë në tavolinë”.