Po ndodh tani/ Policia “bën namin” në Durrës ne mes te sezonit te plazhit

526
0

Rreth 700 shezlongë dhe çadra plazhi janë hequr nga Policia në Durrës. Operacioni “Bregdeti ynë” është përqëndruar gjatë gjithë vijës bregdetare, dhe 7 pronarë lokalesh që kishin zënë pa leje hapësirën publike janë proceduar penalisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Durrësit, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasit: 

  • L. K., 57 vjeç, B. Ç., 57 vjeç, Ll. M., 54 vjeç, Z. D., 54 vjeç, F. G., 61 vjeçe, B. A., 65 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.

Deri në këto momente janë kontrolluar 80 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra.