Nga sot vendet e BE udhëtojnë pa kufizime, hyn në fuqi certifikata e gjelber

503
0

Nga sot qytetarët e Europës vetëm me certifikatën e va ksinimit kundër Covid-19 mund të udhëtojnë pa pasur nevojë t’u nënshtrohen masave kufizuese.

Bashkimi Europian e ka miratuar certifikatën e va ksinimit në qershor, duke bërë kështu më të lehtë udhëtimin për personat që janë vaksinuar.

Certifikata do të përfshijë informacione që tregojnë nëse individët kanë marrë ndonjë vaksinë antiCovid dhe cilen kanë marrë. Mbajtja e saj do të jetë shumë e lehtë pasi përbëhet nga një kod QR që mund të mbahet në smartphone ose xhep.

Certifikata quhet për ata që kanë marrë vaksinat e njohura nga Agjencia Europian e Barnave (EMA), që janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson.

Gjithashtu lejohen të udhëtojnë pa kufizime ata që kanë kaluar Covidin, me një document që tregon se e ke kaluar dhe nivelin e antitrupave që ke fituar.