Pas konfliktit mes pronarëve të dy hoteleve duket se ka ndikuar menjëherë tek pushuesit, të paktën të dy bizneseve që u përfshinë në ngjarje.
Disa prej tyre janë larguar mëngjesin e sotëm, teksa kanë pohuar se i kanë dëgjuar kri smat natën e kaluar. Ata thonë se nuk i kanë përfunduar pushimet, por se do të ndërrojnë hotelin.
“Pushimet nuk i kemi përfunduar, prej këtu do dilnim nesër, mirëpo ndodhi kjo ngjarje dhe tani po largohemi.
Nuk dimë asgjë, vetëm kur u zgjuam nga gjumi. Kri smat janë dëgjuar nga ora 12 e 20. Po e ndërrojmë hotelin. Do shkojmë në hotel tjetër,” thonë pushuesit.
Ndersa njëri prej tyre ka treguar atë çfarë ka parë dhe dëgjuar nga nata e mbrëmshme. Ai thotë se ka pasur shumë të shtëna dhe ndihet i fri kësuar.
“Po largohem tani, nuk rrihet, ne kemi ardhur për qejf. Ka pasur kris ma tërë natën, kam ardhur nga Kosova nga Podujeva”, ka thënë një pushues.