Durres, 11 vjeçarja i ve flaken supermarketit (Video)

664
0

Një supermarket në Durrës u dogj pjesërisht mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.6 të qytetit të Durrësit. Sot policia përmes një njoftimi zyrtar thotë se në pyetje është marrë një vajzë 11 vjece, e cila nuk ka thënë asnjë fjalë për motivet e ngjarjes. “Më datë 28.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen E.L., 11 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 6, në supermarket të shtetasit N.B., vjeç 50, banues në Durrës, ka ndezur një zjarr, ku janë djegur disa enë plastike”, thuhet në njoftim zyrtar. Policia po heton rreth rastit të pazakontë për të zbardhur motivet që kanë çuar një fëmijë drejt zjarrvënies. /Opinion.al