Kush është Fariu, shqiptari që ju ndihmon për të shkuar ilegalisht në Angli?

794
0

Mediat britanike kanë kthyer edhe një herë sytë nga emigrantët që futen në mënyrë ilegale në vendin e tyre, ndërsa ditën e djeshme i kanë kushtuar një artikull të gjatë dhe një intervistë një shqiptari.

2

Bëhet fjalë për Fari Lleshin, një i ri i cili publikon foto e video të emigrantëve të dyshuar si ilegalë në Britaninë e Madhe. Siç shkruan “Daily Mail”, Lleshi është një ish-i dënuar për vjedhje dhe vetë në Britani ka shkuar duke shkelur ligjin.

3

Lleshi është me origjinë nga Kukësi dhe është dënuar në Itali, në vitin 2011 për grabitjen e të paktën 20 mijë paundëve.

Pasi doli nga burgu, ai shkoi në mënyrë të jashtëligjshme në Angli, ku punon si suvatues në treg të zi, duke qenë se është pa dokumente, si dhe zotëron faqen në Facebook “Albanians in London”, ku ka mbi 70 mijë ndjekës.

4

Sipas “Daily Mail”, në këtë faqe shfaqen të rinj shqiptarë, të cilët pozojnë para kamerave, bëjnë foto e video brenda kamionëve, duke hyrë në mënyrë ilegale në Angli.

Fari Lleshi ofron edhe karta identiteti false, si dhe u siguron atdhetarëve të tij një vend për të ndenjur e fjetur në Britani.

5

Sipas “Daily Mail”, 29-vjeçari shqiptar që punon përmes faqeve të internetit, mund të quhet pa frikë një kontrabandist dhe kriminel, i cili udhëzon shqiptarët si të mbërrijnë në Angli.

Lleshi është arrestuar nga policia italiane pasi vodhi një bankë në Trento, në veri të Italisë, bashkë me dy persona të tjerë në tetor të vitit 2010. Ai u dënua disa muaj më pas.

6

Ai ka thënë për tabloidin britanik se ndjen keqardhje për atë që ka bërë në të shkuarën dhe po punon shumë që të rregullojë imazhin e keq.

Lleshi thotë:

Kam kaluar 6 vite në burg në Trento. Vodha një bankë por tani e kam marrë mësimin. Dua të harroj gabimet, të cilat nuk më bëjnë të ndihem krenar”.

29-vjeçari tregon ndër të tjera se fillimisht iku nga Shqipëria në Greqi për një jetë më të mirë dhe më pa nga Greqia në Itali, për t’i shpëtuar varfërisë në vendlindje.

Pasi doli nga burgu, ai punoi në mënyrë ilegale në Itali për një periudhë kohe në mënyrë ilegale në Itali, por tregon se gjërat shkuan keq, pasi ishte provokuar nga policia italiane dhe “kishte reaguar keq”./JOQ.al/