Florian Binaj akuzon për vjedhje Spitalin Amerikan. Postimi i tij bëhet viral ne rrjet

858
0

Çon të birin në spital privat, Flor Binaj i akuzon publikisht: “TURP, të mbajnë me zor që të paguash lekë pa u shëruar”

Aktori i njohur i “Portokalli”- së Flor Binaj pak më parë ka reaguar në një status në Instagram duke akuzuar publikisht një spital privat emrin e të ilit nuk e ka përmendur. Djali I tij I vogël është sëmurur gjë që e ka detyruar aktorin të shkojë në spital për të bërëvizitat e nevojshme dhe ekzaminuar gjendjen e të birit. Por spitali shtetëror nuk ka patur vënde të lira dhe ai është detyruar të shkojë në një institucion privat ku tregon se e kanë mashtruar.

“TURP! Për shkak se spitali shtetëror s’kishte vënde, u detyruam të çonim djalin në një spital privat që mban emrin e një shteti që ne shqiptarët e duam shumë, i cili nga reklamat që bën, të bën të mendosh që aty mbarojnë hallet, por në fakt aty filluan…Çmimet stratosferë ishin gjeja më normale. Pasi paguam 120€ vetëm fjetja pa përfshirë ilaçe, as konsulta etj, në 12 të natës u detyrova te dal rrugëve të gjej ndonje lokal hapur për të ngrohur ujin për qumshtin e djalit sepse ky spitali privato-sakat NUK kishte një mikrovalë ose një zgjidhje për të ngrohur ujin për bebet…natën po ashtu, askush nuk trokiti në derë për të pyetur si është fëmija?
Paturpshmëria vazhdon në mëngjes që na kerkuan ti bëjmë lloj lloj analizash dhe ekzaminimesh me çmime borgjeze dhe pastaj ta çojmë në shtet sepse: ne nuk i trajtojme dot këto raste prandaj i çojmë në shtet…
E përmbledhur shkurt, të mbajnë me zorr aty që të paguash lekë kot pa të shëruar sepse në fund, tek shteti të përcjellinn…TURP!!!Mjer ne ku jetojmë sepse si unë jam i bindur që ka shumë të tjerë që janë rrjepur pa u shëruar, mashtruar pa u thënë e vërteta nga këto spitalë që shteti në vënd ti kontrollojë, mjaftohet që u merr ndonjë qera ose taksat se shendeti i shqiptarëve, taksirat i tyre jo i shtetit…TURP!”,- shprehet Flori bashkangjitur një fotoje ku shfaqet këmba e të birit e mjekuar. Nisur nga fjalët e Florit duket se bëhet fjalë për Spitalin Amerikan.

Kjo nuk është hera e parë që personazhe të njohur ngrenë krye për shërbimet në spitale shtetërore dhe private. Ne i themi shërim të shpejtë vogëlushit.