Greqia prezantoi sot platformën e saj për certifikatën dixhitale Evropiane Covid, duke u bërë kështu një nga vendet e para të BE-së Kjo u njoftua nga Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas.
“Platforma greke e certifikatës dixhitale është një nga të parat që është gati të fillojë”, tha Schinas në praninë e Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel. Athina ishte një nga kryeqytetet e para të Bashkimit Evropian, së bashku me Madridin, për të mbështetur idenë e një çertifikate vak sinimi për të lejuar rifillimin e udhëtimeve dhe turizmit.