“Bitcoin është bixhoz financiar”, Malaj thirrje shqiptarëve: Mos bini pre e kriptomonedhave..

636
0

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj në një intervistë ka folur në lidhje me kriptomonedhat, Bitcoint.

Ai u shpreh se Bitcoin janë një “bixhoz financiar”. Malaj tha se ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë duhet të bashkëpunojë me mediat që të bëjë edukim tek qytetarët.

Ish-ministri tha se ka biznesmenët që futen në këtë “lojë” humbin para, por edhe qytetarët, dhe kjo sipas tij ndikon drejtëpërdrejt në ekonomin dhe vendi mbetet i varfër. Profesori iu bëri thirrje biznesmenëve që të mos bien pre e mashtrimit dhe të mos investojnë në monedha elektronike.

“Biznesi i kriptomonedhave nuk ka për të ardhura. Bitcoin është bixhoz financiar, mos bini pre e mashtrimit. Një vend zhvillohet kur individët nuk dështojnë në projektet e tyre. Është në brendësi të qenies njerëzore që të pasurohet sa më shpejt, por ndonjëherë kthehet në babëzi. Skemat piramidale në Shqipëri ishte një tmerr e kolaps ekonomik. Kriptomonedhat shkuan nga pak dollarë në shumë dollarë, tregon se ka dyshime.

Bitcoin është bixhoz. Do i lutesha çdo investitori shqiptar, nuk është e lehtë të pasurohesh shpejt. Mos bini viktimë e kriptomonedhave. Banka e Shqipërisë, institucionet financiare duhet të bashkëpunojnë me median, të edukojnë që nga fëmija tek investitori i madh, që mos bien pre e dështimit. Në Amerikë krijohen shumë skema piramidale dhe ndaj autoritetet duhet të edukojnë individët”, u shpreh Malaj për “news 24”