Bashkia e Skraparit i ka dhënë fund numërimit të votave për subjektet politike, ku rezulton fituese PS-ja me 3 547 vota.
Ndërkaq në këtë bashki duket një rritje e LSI e cila ka arritur që të marrë 2 174 vota, por ka pësuar humbje të thellë Partia Demokratike që ka arritur vetëm 776 vota.
PS e vetme ka dalë, ashtu si edhe në Poliçan, me më shumë vota se të gjitha partitë e tjera opozitare.
PS ka fituar edhe në Dropull, zonë komunitare.
Ndërkohë, ka përfunduar numërimi në 14 bashki, ku PS ka fituar 11 prej tyre.
Rezultati në bashkitë që është mbyllur votimi:
Këlcyra:
PS- 1750 vota, PD-AN-1070 vota dhe LS-509 vota
Memaliaj:
PS-3271 vota, PD-AN-1404 vota dhe LSI 100 vota
Përmet:
PS- 3648 vota, PD-AN-2024 vota dhe LSI 582vota
Himarë:
PS-3447 vota, PD-AN- 1854 vota dhe LSI-341vota
Pustec:
PS-867 vota, PD-AN-473 vota dhe LSI-168 vota
Poliçan:
PS-3871 vota, PD-AN- 1045 vota dhe LSI 864 vota
Kolonja:
PS- 3666 vota, PD-AN- 2299 vota, LSI 763 vota dhe PSD 68 vota
Cërrik:
PS-8629 vota, PD-AN- 4322 vota dhe LSI me 1224 vota
Has:
PD-AN- 4576 vota, PS- 2735 vota
Tropojë:
PD- 6443 vota, PS- 3094 vota.
Skrapar:
PS: 3 547 vota, LSI-2 174 vota, dhe PD- 776 vota
Libohovë:
PS- 1154 vota, PD-AN- 901 dhe LSI 201 vota
Dropull:
PS- 1531 vota, PD-AN- 592 vota dhe LSI 599 vota
Klos:
PD-AN 3738 vota, PS- 3702 dhe LSI 171 vota
Përrenjas
PS ka siguruar 5315 vota, PD ka marrë 2968 vota dhe LSI 1234.
Belsh: PS ka marrë 5552 vota, PD ka siguruar 3946 dhe LSI me 145 vota.