Ulet numri i rasteve te reja me Covid në Itali, ja cfare ndodhi 24 orët e fundit

429
0

Italia ka shënuar një rënie të numrit të personave të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit edhe pse duhet thënë se edhe numri i testimeve ishte më i ulët nga ditët e tjera.

Kështu nga 145 mijë tamponë të kryer 8444 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërsa 301 persona humbën jetën. Niveli i pozitivitetit ka shkuar në 5.8%.

Aktualisht, në repartet e terapisë intensive në të gjithë Italinë ndodhen të shtruar 2849 persona, 132 prej të cilëve u shtuan në ditën e fundit.