Gjithcka gati brenda spitalit të Fierit, ja si duket (Video)

536
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu ndodhet në spitalin e Fierit, i cili do të hapet brenda pak ditësh.

Në një intervistë për “ERTV” Manastirliu ka treguar pamjet nga brenda spitalit. Ministrja është shprehur se spitali nga pikpamja stukturore ka të gjitha standaret, por që do të ketë të gjithë standartet edhe nga ana e mjekësisë.

Ajo tha se stafi i spitalit di të jetë i përbëra nga 398 persona, ku do të ketë shqiptarë dhe mjek turq, por që drejtuesit do të jenë turq.

“Aty kemi urgjencën. Kjo këtu krijon mundësinë të kenë një pamje të qartë të gjithë pacinetëve. Spitali është i përbërë nga tre blloqe. Blloku, A,B, C. Blloku A, ka të gjithë shpërbimet intern, kiriurgji, ortopedia, etj. Këtu është pavioni me dhoma standarte. Të gjitha. Janë 150 shtretër.

Stacion infermierie që në fakt organizon punë për të gjithë pavionin. Mbanë në gjithë kohën monitoron pacientët. Është e vërtetë që ky spital do materializojë vizionin tonë për të gjithë sistemin e shëndetësisë. Jemi duke u përgatitur për kartën e autonomisë spitalore. Blloku operator, përfshihet në zonën. Kemi një hapsirë para operatore dhe pas.

Të gjitë të pajisur me një model që është i lëvizshëm. Në këtë spital do të jetë një menaxhim i kombinuar 398 persona, dhe 56 do të vijnë nga sistemi turk, profesor, edhe stafi drejtues. Terapia intensive e ka 20 bokse. Operon në një sistem shumë të specializuar. Kemi një renamicion qendror që do ketë ndarje specifike në mënyrë që cdo lloj të jetë i izoluar. Ky është një boks, që ka aspirator, respirator, gjithë sitemin e gazërave,” tha Manastirliu ndër të tjera.