Paraqitej si gjinekolog, arrestohet burri që për ditë të tëra “i trajtoi” gratë atraktive (Video)

657
0

Anton Jarin, një 32 vjeçar nga Rusia, që sapo ka dalë nga burgu për shkak të vjedhjes, përsëri është gjendur në stacionin e policisë – këtë herë për shkak të “ndryshimit” të identitetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jarin, i cili në spital rrejshëm u është prezantuar pacientëve, ndër të tjera, edhe si një gjinekolog, gjë e cila i ka dhënë mundësinë atij për të praktikuar “trajtimin” e femrave tërheqëse.

Se sa prej tyre kanë rënë viktimë e tij nuk është bërë e ditur, por sipas mediave ruse, ai ka një kohë të gjatë që e ka bërë një gjë të tillë.

Për fat të mirë, ai nuk “ka mundur të shkonte” më tej dhe “karriera e tij mjekësore” u ndërpre papritur kur dyshimi i pacientit tregoi sjelljen e tij në spitale – me çka u arrestua menjëherë.

/Telegrafi/