U shkrumbuan së gjalli nëna bashkë me fëmijët, mister shkaqet e zjarrit (VIDEO)

676
0

Komandanti i zjarrfikësve në Tetovë, Uka Aliti, ka informuar se në orën 4:15 ka ardhur denoncimi për djegien e shtëpisë dhe më pas kanë ndërhyrë me katër makina dhe 13 zjarrfikës.

“Në momentin kur erdhëm tre shtëpi ishin përfshirë nga flakët, prej të cilëve ajo në mes kishte të djegur tërësisht çatinë. Përshkak se shtëpitë kanë qenë afër njëra-tjetrës dhe nga data më e vjetër ka pasur rrezik që zjarri t’i përfshijë edhe shtëpitë tjerë, por me angazhim maksimal kemi penguar shpërndarjen e zjarrit në objektet fqinje”, ka deklaruar Uka Aliti.

Ai ka thënë se tani për tani nuk dihen arsyet që kanë shkaktuar shpërthimin e zjarrit.