Tragjedi në Milano, Treni del nga shinat, pasagjerë të ngecur, dy të vdekur e qindra të plagosur (Video)

605
0

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Milano ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona, janë plagosur rëndë 10 të tjerë, si dhe janë plagosur lehtë qindra pasagjerë.

Mësohet se treni, i cili ishte nisur nga Kremona në drejtim të sheshit “Garibaldi” në Milano, ka dalë nga shinat. Dëshmitarët në vendngjarje rrëfejnë se treni u ngadalësua papritur dhe mandej kreu një frenim të fortë.

Mjeti ka dalë nga shinat rreth orës 06:55 të mëngjesit para se të mbërrinte në stacionin e Lambartes. Ky moment ka shkaktuar panik te pasagjerët, të cilët kanë kanë shpërthyer në britma.


Për shkak të aksidentit të rëndë qarkullimi hekurudhor është pezulluar përkohësisht, raporton agjencia e lajmeve “Ansa.it”.

Teknikët e rrjetit hekurudhor italian, të kompanisë së grupit FS, që menaxhon infrastrukturën hekurudhore, po kryejnë kontrolle përgjatë stacionit “Pioltello Limito” për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Vëmendja e teknikëve është përqendruar në faktin se kanë qenë vagonët qendrorë që kanë devijuar nga binarët, dhe jo koka apo pjesa fundore e mjetit.